Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në seancë e sotme të Parlamentit serb ku pritej të zgjedhet Ivica Daçiq, ish-ministri i Jashtëm, kryeparlamentar, ka pasë një debat me deputetët shqiptarë që po kundërshtojnë një vendim të tillë. Deputetët e listës “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” u përplasen me ata socialistët e partisë së Daçiqit, të cilët po thonë se ardhja e tij në postin e kryekuvendarit është një “simbol i demokracisë”. Deputeti Shaip Kamberi tha se deputetët e atij grupi nuk do të mbështesin këtë propozim. Kamberi tha se “nuk mund të shikohet drejt së ardhmes nëse një komb nuk përballet me të kaluarën e tij” dhe se Daçiqi ishte “pjesë e elitës politike që shkaktoi luftëra të përgjakshme në territorin e ish-Jugosllavisë”. Ai në Kuvend ngriti edhe shqetësimin për “fshirjen e vendbanimit të qytetarëve, e cila ndikoi në zvogëlimin e numrit të banorëve në Bujanovac, Preshevë dhe Medvegjë”. Kamberi nuk e la me kaq. “Ai (Daçiqi) gjithashtu po bën thirrje për fshehjen e zbulimit të mundshëm të varreve masive që ekzistojnë në Serbi dhe për këtë arsye nuk do të marrë votën tonë. Nëse mohimi i krimeve të luftës dhe mbulimi i varreve të mundshme masive nuk është një arsye e mjaftueshme, atëherë kjo shoqëri ka një problem të madh”tha deputetiKamberi . Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Feronikeli është shpallur kampion në Superligën e Kosovës për edicionin 2018/2019 Skuadra e Zekirija Ramadanit arriti që ta mposhtë Prishtinën dhe ta fitojë titullin e …