Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot brigjet turke në veri të ishujve grek Samos, shkruan BBC.

Fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 7.0 magnitudë, rreth 17 kilometra në brigjet e pjesës perëndimore të provincës së Izmirit, dhe u ndjerë në Athinë dhe Stamboll, ka bërë të ditur Instituti i gjeologjis.

Imazhet e shkrepura në qytetin turk Izmir, shfaqin ndërtesat e shembura.

Kujtojmë që një tërmet i fuqishëm që kishte goditur Izmirin në vitin 1999, kishte mbytur afro 17 mijë persona. E tërmeti i sotëm raportohet se është ndjerë deri në ishullin grek Kreta.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme