Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në Kosovë gjatë kësaj jave do të qëndrojë një delegacion i Bashkimit Evropian për të marrë të dhëna rreth zbatimit të kriterit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si kriter i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tha se institucionet e vendit kanë bërë të gjitha përgatitjet për prezantimin e punës së mekanizmave të zbatimit të ligjit. “Delegacioni vlerësues i BE-së do të jetë në Kosovë këtë javë, nga data 3 -4 maj. Ata kanë paraparë një agjendë të ngjeshur takimesh me të gjitha institucionet, ku puna e tyre ndërlidhet me zbatimin e kriterit të rasteve të shënjëzuara, ndryshe të njohur edhe si ‘Track Record’, apo lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Ministria e Integrimit ka bërë koordinimin e agjendës me misionin nga BE-ja dhe institucionet tona”, bëri të ditur Hoxha. Ministrja Hoxha, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë një angazhim i vazhdueshëm, ndërkaq në lidhje me plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimit të vizave, sipas saj, në Kosovë tashmë është bërë mjaftueshëm. Kosova, nënvizon Hoxha, meriton vlerësim pozitiv për përpjekjet që janë bërë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Çdo përpjekje për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin duhet vlerësuar. E kam thënë edhe më herët se rruga jonë e vetme drejt integrimit është zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet. Besojmë se puna dhe progresi i institucioneve do të vlerësohet pozitivisht”, tha Hoxha. Ajo shprehet optimiste se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodh deri në fund të këtij viti. Përfaqësuesit ndërkombëtarë në vazhdimësi u kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse në Kosovë që të ndërmarrin hapa konkret në luftimin e korrupsionit, si njëri prej kushteve në rrugën e saj në integrimet evropiane. Shkalla e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar janë potencuar në pothuajse të gjitha Raportet e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe në raportet hulumtuese të organizatave vendore, si “një prej problemeve më të mëdha të zhvillimit të Kosovës”. Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi të cilët bëjnë monitorimin e trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin e drejtësisë thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani nuk ka aktgjykime përfundimtare që dëshmojnë se ka profil të lartë të korrupsionit i cili është dënuar me burgim efektiv. “Ne si Institut i Kosovës për Drejtësi kemi adresuar vazhdimisht mungesën e rezultateve të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtë herë ky mision do të jetë në pozitë të njëjtë sepse nuk do të ketë rezultate konkrete, përkundër faktit që në mekanizimin përcjellës janë shënjëstruar disa raste të cilat duhet të dëshmojnë se në to ka rezultate konkrete. Deri më tani nuk ka aktgjykime përfundimtare që dëshmojnë se ka profil të lartë të korrupsionit i cili është dënuar me burgim efektiv”, thotë Musliu Por, megjithatë Musliu konsideron se përkundër kësaj procesi i liberalizimit të vizave duhet të shihet si një e drejtë e qytetarëve për të lëvizur lirshëm. “Unë besoj që ky mision i BE-së që do të vijë në Kosovë do ketë parasysh dhe do të vlerësojë krijimin e mekanizimit përcjellës për shënjestrimin e rasteve derisa procedimi i tyre do të shihet si një diçka që është proces dhe rezultate mund të vijnë më vonë. Unë besoj që do të ketë një politikë më progresive të BE-së do të bëjnë lëshim për të pranuar këtë gjendje që është për sa i përket liberalizimit të vizave. Derisa, sa i përket rezultateve të luftës kundër korrupsionit mund të them që nuk kemi dhe duhet të punojmë shumë që të kemi”, thotë Musliu. Ndryshe nga vendet tjera, Kosovës i janë vënë më shumë kritere për zbatim në procesin e gjatë të liberalizimit të vizave. Pas ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, tani kushti i fundit mbetet ofrimi i dëshmive për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Në rast se Bashkimi Evropian do të vlerësojë se edhe ky kusht është përmbushur nga ana e Kosovës, atëherë do të pasojë edhe faza e vendimmarrjes në BE dhe vendet anëtare, rreth lëvizjes së lirë, pa viza për qytetarët e Kosovës./rel/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thaçi luan me Luginën, mediave austriake u thotë që s’ka shkëmbim territoresh Fjalët e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës …