Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Kosovës. Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se së shpejti do të vendos për datën e zgjedhjeve të parakohshme. “Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, ka shkruar Thaçi. Ndryshe, të enjten që lamë pas deputetët e Kuvendit me shumicë votash votuan për shpërndarjen e legjislaturës së VI-të, duke i hapur kështu rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja në vend. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Serbia të heqë dorë nga “imagjinatat virtuele rreth Kosovës” Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë z.Shaip Kamberi ka komentuar deklaraten e Presidentit Serb Aleksandër …