Dy kryenegociatorët e dialogut Kosovë – Serbi, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, kanë paralajmëruar së fundmi se ky proces do të përmbyllet me kompromise mes të dyja vendeve.

Përderisa Thaçi ka deklaruar se asnjëra palë nuk do të jetë fituese 100 për qind, Vuçiq ka thënë se mund të arrihen kompromise, qofshin ato edhe të dhimbshme.

Megjithëkëtë, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se nuk përjashtohet mundësia që Kosova të dëmtohet sërish në këtë proces, pikërisht në fazën përmbyllëse e cila pritet të nisë së shpejti, shkruan Zëri.

Sipas tyre, gjatë fazës finale të negociatave me Serbinë mund të arrihen kompromise edhe nëse ato nuk janë në favor të Kosovës.

Në anën tjetër, përderisa përfaqësuesit e pozitës konsiderojnë se nuk do të ndodhë një gjë e tillë, deputetët e opozitës thonë se fakti që presidenti i Kosovës flet për kompromise të dhimbshme tregon më së miri për një proces të menaxhuar keq nga ana e tij qysh nga fillimi.

Ndërsa prsidenti Serbis Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për gazetën “Novosti”,  theksoi se Kosova duhet ta kuptojë se nuk do të ketë të ardhme në rast se nuk ka marrëveshje që iu konvenon dy palëve.

Mirëpo, numri një i Serbisë u shpreh optimist se në një të ardhme të afërt shteti i tij do të mund të pranojë kompromise, edhe nëse të njëjta mund të jenë të ‘dhimbshme’ për dikë.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme