Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të enjten, 6 qershor, në kryeqytetin e Sllovakisë, në Bratisllavë. Qëllimi i këtij takimi do të jetë shqyrtimi realist i opsioneve aktuale për Samitin e Parisit. Pas rezultatit zhgënjyes të Samitit të Berlinit, më 29 prill, palët u larguan edhe më shumë nga rruga e Marrëveshjes Finale, dy presidentët kanë vendosur që të diskutojnë paraprakisht dhe të angazhohen për parandalimin e dështimit eventual edhe të Samitit në Paris, që do të mbahet më 1 korrik, njofton Klan Kosova. Takimi i Thaçit dhe Vuçiqit në kryeqytetin e shtetit që nuk e ka njohur Kosovën bëhet në të njëjtën ditë kur kryeministri Haradinaj do të takohet në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel. Nga kabineti i kancelares Merkel tashmë është konfirmuar takimi i Haradinajt me kancelaren gjermane, ku do të bisedohet për marrëdhëniet mes dy shteteve, por edhe procesi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Tahiri u shkruan komisionerëve Hahn dhe Avramopoulos për reformat në drejtësi si kriter i përmbushur për liberalizimin e vizave Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ua ka nisur sot një letër zyrtare Komisionerit për …