Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti Hashim Thaci thotë se ideja e korrigjimi të kufijve është e tij dhe ai është angazhuar edhe në Samitin e Berlinit për këtë. “Është qesharake të mendohet se ideja për përfshirjen e Luginës të jetë e Vuciqit apo ndokujt tjetër. Është fakt se në të gjitha regjistrimet e vizitave të udhëheqësve janë se unë kam thënë se do të angazhohem t’i bashkojë me Kosovën. Është ide e imja dhe jam angazhuar edhe në Berlin edhe kudo tjetër”, ka thënë Thaci. Vuciq është deklaruar se ndryshimi i kufijve ishte plani i tij dhe se ky plan i ka dështuar në Berlin. Thaci në emisionin Opinion në Klan fillimisht ka thënë se korrigjimi nuk është shkëmbim i territoreve, pastaj thotë se këtë ide e kanë pasur edhe Presidenti Ibrahim Rugova e zyrtarë të tjerë të LDK’së. “Vuciq nuk ka propozuar plan. Ideja e tij është ndarja e Kosovës. Dallimi i shkëmbimit të territoreve dhe idesimit për korrigjim kanë dallime shumë të mëdha. Unë nuk jam pajtuar, por këtë ide e ka propozuar presidenti Rugova, e më pas Rexhep Qosja dhe Nexhat Daci si akademik”, ka thënë Thaçi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Thaçi e Vuçiç në Sofje, ja çfarë është diskutuar me Mogherinin Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar për atë çka është diskutuar në samitin …