Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Tiranë ku po merr pjesë në Samiti i Diasporën, bashkë me shumë personalitete të njohura.

Ai në fjalimin e tij ka folur për ushtrinë, dialogun, taksën, SHBA-të, BE-në e shumë çështje tjera politike, raporton Indeksonline.

Thaçi ka theksuar se Kosova nuk ka  vetëm miq e partner, por ka edhe kundërshtar të pavarësisë që e ngadalësojnë procesin e avancimit.

“Kosova ka bërë progres të madh e që është kontribut i të gjitha partive politike e i çdo komuniteti fetar. Kosova është në rrugë të sigurt euroatlantike. Po ashtu, ushtria e Kosovës do të jetë e paqes, multietnike dhe do të lëviz shpejt drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë tutje Thaçi.

I pari i Kosovës ka shtuar se Kosova ka pasur pengesa edhe për ushtrinë, por se është e bekuar që ka mbështetjen e SHBA-ve, për të cilën ka mirënjohje të veçantë.

“Jemi në një moment të ri, të volitshëm, kur Kosova me mbështetjen e SHBA-ve, BE-së, pas themelimit të delegacionit shtetëror, ligjit për dialog, platformës për dialog, po angazhohet që të hy në dialogun përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë për arritje të një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka potencuar Thaçi.

Sipas tij, synimi i Kosovës është që të arrihet një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sot ka ide të ndryshme, por ajo që dua të them është kjo: nuk do të lejoj në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë konference ndërkombëtare ku do të participoj edhe Rusia. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë çmim  nuk do të lejoj të qarkulloj ideja për union ballkanik që është cenim i vendit tonë, i vlerave euroatlantike dhe rikthim prapa për vendin tonë”, ka thënë tutje Thaçi.

Ai tha se u ka kërkuar propozuesve të kësaj konference që të heqin dorë nga kjo ide, e cila nuk është në interes të popullit.

“Shkëmbimi i territoreve keni dëgjuar shumë gjatë kësaj vere, kurrë nuk do të ndodh, për shkëmbim kam folur edhe më herët, dua të theksoj se shkëmbimi është pazar dhe askush nuk do të lejojmë të bëj pazar me kauzën kombëtare. Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk do të mund ta cenoj askush një milimetër të territorit të Kosovës. Askush nuk do të mund ta cenoj as Trepçën, as Mitrovicën, as Ujmanin, e asnjë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Korrigjimi i kufijve po sepse nuk ka njeri në borë që mund ta mohoj angazhimin tim për realizimin e aspiratave me të drejtat legjitime të luginës së Preshevës, Medvegjës, Bujanovcit pa u cenuar territori i Kosovës”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se “Ata që flasin sot për ndarje, janë ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviqin janë miqtë ë Radojicicit që i kam dëbuar nga Kosova”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme