Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Pas takimit, Thaçi ka thënë se ka pasur një takim me liderët politikë dhe bartësit e institucioneve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe bashkëpunëtorët e tyre.

“Përfunduam një takim pune veç e veç, e pastaj të përbashkët. Ky takim i sotëm është vazhdimësi e takimeve të mëhershme të cilat qëllim parësor kanë informimin e drejtpërdrejtë për problemet dhe sfidat e shumta për qytetarët që jetojnë në Luginë”.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Unë si president dhe të gjitha institucionet në Kosovë e kemi obligim që jo vetëm të dëgjojmë për problemet por gjithashtu të ndërmarrim veprime konkrete për adresimin e këtyre problemeve në mënyrë demokratike dhe paqësore dhe në përputhje me standardet evropiane. Kosova duhet të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë edhe për shqiptarët e Luginës. Kosova respekton tërësinë territoriale të fqinjëve, në këtë rast edhe të Serbisë, por nuk mund t’i mbyllim sytë para padrejtësive që Serbia mund tu bëjë atyre”.

“Fatkeqësisht Serbia është enda larg standardeve kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve atje. Këtë gjendje të vështirë ma konfirmuan sot edhe përfaqësuesit e qytetarëve atje”.

“Askush nuk duhet të frikësohet nga interesimi i institucioneve të Kosovës për të zgjidhur problemet e tyre me autoritetet formale të Serbisë”.

“Sot u premtoj qytetarëve atje se Kosova, institucionet e saj do të përdorin çdo mjet demokratik për të mbrojtur të drejtat e tyre”.

“Dua të besoj se autoritetet qeveritare në Beograd do të mirëpresin interesimin legjitim tonin për të drejtat qytetare atje, sikurse ne që mirëpresim interesimin e Serbisë për qytetarët e saj në Kosovë”, ka thënë ndër tjerash presidenti Thaçi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme