Interpretime të ndryshme për deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë kanë prezantuar në Kosovë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, sa i përket idesë për ndryshimin e kufijve, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa Haradinaj ka thënë se SHBA-ja nuk sugjeron zgjidhje ku preken territoret dhe kufijtë, në Presidencë thonë se kjo varet nga palët se çfarë marrëveshje duan.

Kundërshtimet e brendshme dhe një pjese të faktorit ndërkombëtar që të mos preken kufijtë, nuk e kanë zmbrapsur presidentin Thaçi.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku, ka thënë se vazhdojnë të besojnë që vetëm nëpërmjet korrigjimit të kufirit, Kosova mund t’i arrijë dy qëllimet kryesore në kuadër të procesit të dialogut-njohjen nga Serbia dhe bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Sipas tij, çështja e korrigjimit të kufirit është diskutuar edhe në takimet e fundit në SHBA.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme