Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit ka thënë se kishte plot ballafaqime dhe nuk ishte takim aspak i lehtë. “Janë tema aspak të lehta. Ishte takim i radhës i fazës finale të përmbylljes së këtij procesi jashtëzakonisht të vështirë, por interesi i të dyja vendeve është që të përmbyllet me një marrëveshje, e cila siguron njohje reciproke”, ka deklaruar Thaçi. Më tej i pari i Kosovës u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që t’i bashkohen atij në këtë proces të dialogut. “Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat, por mund të them se është sfidë jo e lehtë që të ballafaqohemi me gjithë këtë aparaturë të Serbisë këtu. Do të ishte mirë që i gjithë spektri politik në Kosovë të unifikohet dhe të vijë këtu e të ballafaqohemi. Është momentum, shans historik që të sigurohet njohja e Kosovës nga Serbia”, është shprehur ai. Thaçi nuk është shprehur shumë optimist për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, megjithatë ka thënë se do të punojnë në atë drejtim. “Unë i kam rezervat e mia, e di se do të jetë vështirë dhe ka një mundësi të vogël për marrëveshje, por duhet të punojmë”, ka theksuar Thaçi. Sipas tij, diskursi i palës serbe në takimin e së enjtes ishte agresiv dhe arrogant, kurse delegacioni i Kosovës, sipas Thaçit, kishte diskurs të drejtë dhe të balancuar, që nënkupton njohjen reciproke dhe hapjen e rrugës për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Bashkimin Evropian dhe në NATO. “Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga delegacioni i Serbisë, nga Aleskandar Vuçiq, ndërsa diskursi ynë ishte i drejtë në arritje të një marrëveshjeje të drejtë dhe të balancuar në mundësi reale të zëvendësimit të Rezolutës 1244”, ka shtuar Thaçi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kosova në Bruksel kërkon të drejta për Luginën, jo bashkim Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po kërkojnë që çështja e kësaj …