Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Ekipi Negociator për dialog me Serbinë e ka legjitimitetin, sepse është votuar në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se “pas arritjes së marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, tani është radha për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë”. Thaç ka thënë se vullneti i komunitetit ndërkombëtar është që të arrihet një marrëveshje midis dy vendeve dhe se Kosova nuk duhet të krijojë vështirësi në këtë proces. “Ne nuk duhet të krijojmë vështirësi duke befasuar Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. As Serbia nuk ka të drejtë ta vështirësoj procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve. Procesi i dialogut do të fillojë dhe ne duhet të kemi një angazhim shumë dinamik i cili kërkon edhe vendimmarrje”, tha presidenti në Zona B të Klan Kosovës. “Tani Ekipi Negociator është zgjedhur nga Kuvendi dhe ne duhet që t’i mbështesim sepse e ka legjitimitetin. Prandaj sot askush nuk mund të ankohet për mungesë të legjitimitetit”. “Ekipi për dialog me Serbinë duhet dhe do të punojë. Kanë dalë ide të ndryshme në të cilat duhet të punohet”. Presidenti Thaçi ka thënë se partitë politike nuk duhet të fokusohen në çështje të vogla dhe teknike, por sipas tij, ata do të duhet të fokusohen në qëllimet strategjike të Kosovës. “Duhet shumë ujë të rrjedhë nëpër lumenjtë tonë në mënyrë që të qetësohen gjakrat midis Kosovës dhe Serbisë”. “Pas arritjes së marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, tani është radha për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë”. “Nuk duhet të fokusohemi në çështje të vogla dhe teknike por duhet të fokusohemi në qëllimin tonë strategjik për anëtarësim në NATO dhe BE”. “Ky është vullneti masiv i qytetarëve të Kosovës dhe ne nuk duhet ta humbim këtë mundësi në asnjë çast”, ka thënë Thaçi Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
City – Tottenham: Formacionet e mundshme Tottenham Hotspur ka epërsi të lehtë prej ndeshjes së parë kundër Manchester Cityt, ku …