Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se viti 2019 do të jetë vit kur Kosova do të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë për të hapur rrugën drejtë Bashkimit Evropian. Thaçi i tha agjencisë amerikane “Bloomberg” në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, se duhet të mbyllen të gjitha çështjet me Serbinë. “Unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes. Kjo është mënyra më e mirë përpara për vendet tona dhe për të gjithë Ballkanin perëndimor”, ka deklaruar Thaçi thënë për “Bloomberg”, përcjell Telegrafi. Ai theksoi se të gjitha çështjet e pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë një “demarkim të kufirit, duke përcaktuar kufirin midis Kosovës dhe Serbisë”. Kur u pyet se pse ishte optimist se dallimet tani mund të kapërcehen, Thaçi tha se ka një “momentum të ri me fokus dhe vëmendje më të madhe nga BE-ja, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”. I pyetur nëse ka presion që marrëveshja të kryhet përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që mbahen në muajin maj, ai u shpreh:”sa më shpejt, aq më mirë”. Komisionari i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, u ka bërë thirrje të dyja palëve “të arrijnë një marrëveshje sa më parë që të jetë e mundur”, para përfundimit të mandatit të këtij Komisioni. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Trupi Koordinues shpall konkurs për subvencionimin e bizneseve Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka shpall konkurs për subvencionimin e …