Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në një studio televizive në Shqipëri për idenë e tij për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës e Serbisë. “Ideja është imja pas takimeve me liderët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit”, ka deklaruar ai në Top Channel. “Duke parë rrezikun ekzistencial në ato treva për banorët e tyre, vlerësoj edhe sot në mënyrë transparente që ato t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës”, është shprehur Thaçi. “Është një korrigjim i padrejtësisë historike, i njoh njerëzit dhe kauzën e tyre, prandaj e shoh të nevojshme këtë korrigjim pa cenuar asnjë centimetër të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai. “Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim. Këtë ide e kam prezantuar në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe do ta prezantoj edhe në Paris”, është shprehur Thaçi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sekuestrohet heroinë me me vlerë mbi 132 milionë euro Autoritetet britanike kanë sekuestruar një rekord prej 1,3 tonësh heroinë me vlerë mbi 132 …