Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ka takuar komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn. Thaçi në një prononcim për radio televizionin publik, ka thënë se me komisionerin Hahn ka biseduar për dialogun me Serbinë dhe për mundësinë e gjetjes së lehtësirave për liberalizimin e vizave. “Për të lehtësuar nxjerrjen e vendimit nga Këshilli i Ministrave për liberalizmin e vizave pasi që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe tash i mbetet Brukselit që të marrë vendime, sepse siç tha edhe komisioneri Hahn se tash vendimi është te disa shtete anëtare që janë duke e shqyrtuar vendimin për liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi. Ai ka thënë se një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë për dialogun do të mund të ndodhë të javët e ardhshme. Presidenti Thaçi ka thënë se përmes marrëveshjes me Serbinë, Kosova do të përfitonte njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. “Parashihet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kjo marrëveshje do të nënkuptonte transformimin e shtetit të Kosovës”, u shpreh ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komuna e Bujanocit ka vizituar sot vendbanimet të cilat u dëmtuan nga vërshimet Gjatë mëngjesit të sotëm ekipi i Komunës së Bujanocit në përbërje të kryetarit të …