Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili ka konfirmuar të drejtën tonë për shpalljen e pavarësisë, ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës. Sipas Thaçit, fitorja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, i ka hapur rrugë forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe ka vulosur përjetësisht të drejtën tonë për vetëvendosje. Në shkrimin e bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, Thaçi ka thënë se ky vendim ka trasuar rrugën për antarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB. Ndryshe, sot janë bërë nëntë vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte dhënë vendim se pavarësia e Kosovës është legjitime dhe se nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Nëse Vuçiq s’e tërheq ushtrinë, mund të rikthehet Zona e Sigurisë 5 km nga Marrëveshja e Kumanovës Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, ka reaguar pas telefonatës së djeshme …