Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Millan Radojiçiq, Nedelko Spasojeviq dhe Marko Roshiq përveç për “Përfshirje në vrasjen” e politikanit serb Oliver Ivanviq, akuzohen edhe për “Organizim të grupit kriminal”, “Rrezikim të personelit të OKB-së dhe personave të mbrojtur me të drejtën ndërkombëtare”, “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, “Sulm ndaj personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës”, “Blerje dhe shitje të paautorizuar të drogës”, “Vrasje të rëndë”, “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Shkaktim të lëndimeve të rënda trupore” Tre të dyshuarit kryesorë për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018, akuzohen edhe për një varg të veprave të tjera kriminale. Nga tre të arrestuarit e dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit Gjykata e Apelit e ka lënë të lirë Dragisha Markoviqin, ndërkaq të dyshuarve të tjerë ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj. I dyshuari kryesor Millan Radojiçiq, për të cilin thuhet se ka organizuar vrasjen e Ivanoviqit, ndodhet akoma në liri ndonëse ndaj tij është shpallur fletarrestim, por që Serbia nuk e ka përfillur. Radojiçiq, i cili është nënkryetar i Listës Serbe, madje ka marrë pjesë në një takim të përfaqësuesve serbë të Kosovës me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Rashkë të premten, , shkruan sot gazeta “Zëri”. Në këtë mënyrë është dëshmuar se ai e ka mbështetjen e fuqishme të shtetit të Serbisë dhe të vetë presidentit Vuçiq. Mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, duke iu referuar “Insajder”-it në Serbi, shkruajnë se të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit akuzohen edhe për tetë vepra të tjera kriminale. “Ndaj tre të dyshuarve në përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq dhe Millan Radojiçiq, hetimet janë zgjeruar edhe për tetë vepra të tjera kriminale, në mesin e të cilave për ‘Krim të organizuar’, ‘Blerje dhe shitje të drogës’, ‘Vrasje të rëndë’, ‘Sulm mbi stafin e OKB-së’ dhe për ‘Shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”’, kanë konfirmuar avokatët Negovan Sharanoviq dhe Mahmut Halimi, të cilët mbrojnë Spasojeviqin dhe Roshiqin. Sipas tyre, në propozimin për vazhdimin e paraburgimin të prokurorit të Shtetit të Kosovës, të cilin e ka miratuar Gjykata në Prishtinë, thuhet se ata kanë qenë pjesë e grupit kriminal të organizuar dhe këto vepra i kanë kryer në vitin 2011. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Njerëz të vdekur rrugve dhe banda të rrezikshme, jeta fatale në Venezuelë “Djemtë e Çmendur” të Venezuelës janë kthyer në persona mjaft të rrezikshëm, duke e …