Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë i ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me relacionet Kosovë – Serbi dhe procesin e dialogut mes palëve. Ai ka thënë se supozon që vendet perëndimore do ta kërkojnë përshpejtimin e gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën, por ka theksuar se enda nuk ka dëgjuar ndonjë propozim prej tyre, duke theksuar se krejt çfarë po bëjnë ata është rritja e presionit ndaj tij. Vuçiq ka theksuar përsëri se ideja e tij për këmbim territoresh është hedhur poshtë nga të gjithë duke theksuar se kjo është një dëshmi se një zgjidhje e tillë ka qenë shumë e mirë. “Unë nuk e kam parë ndonjë propozim prej tyre, përveç presionit ndaj meje ku thonë se ‘ti mund ta përballosh do të fitosh në zgjedhje edhe nëse pranon pavarësinë e Kosovës e ne do të ndihmojmë me BE’në dhe me paratë për Serbinë” ka shtuar Vuçiq. Duke i komentuat deklaratat e profesorit të Universitetit Johns Hopkins Edward Joseph i cili ka thënë se celësi për Kosovën është në duart e Vuçiq, shefi i shtetit serb ka thënë se ish-diplomati amerikan nuk është në anën e Serbisë, por ka theksuar se ai është një njeri serioz dhe i informuar dhe se deklaratat e tij “janë një ngarkesë më tepër për të (presidentin serbe). I pyetur rreth disa raportimeve të mediave se Trump ka kërkuar që zgjidhja për Kosovën të gjendet deri në muajin qershor dhe se edhe Macron ka kërkuar një përshpejtim, Vuçiq ka thënë se nuk bëhet fjalë për afate, por për përmbajtje. “Edhe gazetarët me pyesin, por edhe shumë njerëz gabimisht mendojnë se teknika dhe forma janë më të rëndësishme se përmbajtja. Nuk është. Problemi është të përmbajtja në atë se çfarë ofron dhe cfarë flet. Pra këtu është problemi për atë se për çfarë do të merremi vesh” ka thënë Vuçiq. Vuçiq ka thënë se Serbia dhe serbët nuk mund ta njohin pavarësinë e Kosovës pa fituar diçka. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shqiprim Arifi sot në Miratoc për të takuar fermerët, studentët, pensionistë dhe biznese të këtij fshati Kryetari Arifi ka potencuar se gjatë vizitës të sotme në fshatin Miratoc ka takuar …