Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejshëm: Shërbimi i Trupit Koordinues), më 25.08.2020, shpall KONKURS për ndarjen e mjeteve për subvensione subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2020, në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Konkursi realizohet nga Shërbimi i Trupi Koordinues për ndarjen e fondeve në shumën prej 30.000.000,00 dinarë, përkatësisht për komunën e Preshevës në vlerë prej 11.550.000,00 dinarë, për komunën e Bujanocit në vlerë prej 12.450.000,00 dinarë dhe për komunën e Medvegjës në vlerë prej 6.000.000,00 dinarë. Qëllimi i konkursit është financimi i pajisjeve/makinave për subjektet që plotësojnë kushtet e këtij konkursi. Shërbimi i Trupit Koordinues do të bashkëfinancojë deri në 70% (neto) të shpenzimeve (pa TVSH) të prokurimit për masën I dhe masën II nga pika 1.3 e Programit për kompanitë mikro dhe të vogla dhe për sipërmarrësit. Shpenzimet nuk përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar, pagesa e të cilit është detyrim ekskluziv i aplikuesit. Afati për dorëzimin e paraqitjeve në konkurs është deri më date 25.09.2020. Dokumentet: Konkursi për subvensione 2020 Programi për subvensione 2020 Kriteret për shoqëritë e vogla ekonomike 2020 Kriteret për sipërmarrësit 2020 Formulari 1A – paraqitja e propozim projektit për masën 1 Formulari 1B – paraqitja e propozim projektit për masën 2 Formulari 2 – Deklarata e pëlqimit me kushtet e thirrjes Formulari 3 – Formulari i harxhimeve Udhëzuesi për subvensionet 2020 Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
BE-ja zbeh shpresat për kosovarët Moshapja e dyerve të BE-së për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut pritet të …