Mbrëm Partia për Veprim Demokratik “PVD” ka mbajturë tubimin përmbyllës të fushatës  zgjedhore për KKSH me listën “PVD-SHAIP KAMBERI”

Në sallën e stërmbushur të Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, Partia për Veprim Demokratik ka mbajtur tubimin përfundimtar zgjedhor për Këshillin Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 4 Nëntor 2018

PVD- Partia e vetme shqiptare e shtrir në tri komunat  Preshevë,Bujanoc e Medvegj mbrëm ka përmbyllurë me sukses fushatën zgjedhore para shumë të pranishmëve duke promovuarë edhe një her kanditatët e listës zgjedhore PVD-Shaip Kamberi si dhe programin e ksaj liste për mandatin 4 vjeqarë.

E gjitha filloi me  intonimin e himnit kombëtar dhe 1 minut heshtje për gjith dëshmoret e rën për liri , më pasë të pranishmëve ju drejtua me një fjalim Kryetar nderi i partis z.Riza Halim më pasë fjalën e mori Nëkryetarja e partis z.Ardita Sinani e më pas edhe kryetari i Partise  për Veprim Demokrtatik z Shaip Kamberi.

Me ovacione e duartrokitje të mëdha  u prit edhe fjalimi i numrit 1 të listës zgjedhore “PVD-Shaip Kmaberi” z.Ragmi Mustava, i cili pasi falëmnderoi të gjithë simpatizuesit dhe aktivistët e PVD-së që ishin në numër shum të madh fillon kshtu, Prezenca juaj dhe përkrahja juaj aqë e madhe konfirmon se 4 nëntori paska ardhurë më herët dhe se fitorja është e pa shmangshme duke vazhduar se Sonte është kënaqësi në Preshevë, Ku eshte bërë #Bashkë e gjithë Lugina.

Më tej vazhdoi duke thën se nuk janë këto zgjedhje si ato para një viti, apo dy. Këto zgjedhje po zhvillohen në prag të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.
Në moment kur po flitet për mundësinë e bashkimit të Luginës me Kosovën.

Dikush thotë se është e pamundshme. Tjetërkush se është mashtrim. Të tjerë se nuk varet prej neve. Por, ne duhet të jemi gati.
Ta gjejmë forcën dhe guximin. Të bëhemi bashkë dhe të angazhohemi. Ta kthejmë besimin brenda nesh dhe në mes nesh. T’i zgjedhim më të mirët brenda nesh dhe midis nesh. Që ta përfaqësojnë vullnetin dhe aspiratën tonë legjitime.

Sepse #bashkë dhe vetëm bashkë mundemi. #Bashkë dhe vetëm bashkë duhemi. Sot dhe nesër.

Të Dielën. Dita e mobilizimit. Nata e festës! Muaji i nëntorit! Nëntorit të pavarësisë! #3

Shih fotot nga Tubimi përmbyllës i fushatës nga lista zgjedhore “PVD-SHAIP KAMBERI”

 

 

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme