Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ramush Haradinaj ka udhëtuar dje drejt Hagës, ku do të paraqitet në Gjykatën Speciale. Siç raportojnë mediat e Kosovës, Haradinaj ka fluturuar me aeroplanin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Kryeministri i dorëhequr i Kosovës kishte planifikuar të udhëtonte drejt Hagës me një fluturim të rregullt të kompanisë “Austrian Airlines”. Por sipas zëdhënësve të tij, fluturimi është shtyrë për disa orë. Kjo e ka detyruar atë të gjejë një zgjidhje tjetër. Ramush Haradinaj dha dorëheqjen të premten nga posti i kreut të qeverisë së Kosovës, e ndërtuar nga koalicioni mes AAK, PDK, NISMA e AKR. Haradinaj njoftoi largimin nga detyra, për shkak të një ftese të Gjykatës Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK-së të dyshuar se kanë kryer krime lufte. Tashmë, pritet që presidenti Thaçi të dekretojë datën e zgjedhjeve të parakohshme. Pritet që shtetasit e Kosovës t’u drejtohen kutive të votimit më 8 shtator, megjithatë kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
24 ORËT VENDIMTARE PËR VV-NË E LDK-NË, DEKLAROHET VJOSA OSMANI Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në konstituimin e Kuvendit të Republikës …