Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë serbe Millan Mojsilloviq ka deklaruar se në bisedë me shefin e Shtatmadhorisë së Rusisë ka “marrë përkrahje rreth asaj se si të punojnë në lidhje me Kosovën”. “Ne edhe më tutje konsiderojmë se ai është territor i Serbisë, ndërsa veprimet e njëanshme të Prishtinës e përkeqësojnë situatën e sigurisë. Natyrisht se jemi posaçërisht të interesuar për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë krahinën”, ka thënë Mojsilloviq për mediet serbe pas vizitës zyrtare në Moskë. Ai ka thënë se ka biseduar me shefin e Shtatmadhorisë së Rusisë, gjeneralin Valerij Gerasimov dhe ka marrë garanci se Rusia, si partner më i rëndësishëm strategjik i Serbisë, do të vazhdojë të ofrojë “përkrahje të shumëfishtë”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Qeveria e Serbisë i ka dhënë mbështetje presidentit Aleksandar Vuçiq Qeveria e Serbisë i ka dhënë mbështetje presidentit Aleksandar Vuçiq, pas deklaratës së kreut …