Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Globale Women Deliver në Vankuver, ka qënë e ftuar si folëse kryesore në dy evente të rëndësishme. Në panelin e organizuar nga Save the Children, “Parandalimi i dhunës seksuale në zonat e luftës” ajo ka ndarë historinë e saj dhe betejën 20-vjeçare për drejtësi. Ndërkaq, sot ajo pati rastin, me prezantimin e saj në Power Stage, të bëjë thirrje për mbështetje ndaj viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, në njohjen e këtij krimi si dhe vendosjen e drejtësisë. Vasfije Krasniqi-Goodman theksoi gjithashtu nevojën që të luftohet stigma dhe të përkrahen viktimat. Pjesëmarrjen në Konferencën globale Women Deliver, Vasfije Krasniqi-Goodman po e shfrytëzon maksimalisht për t’i vetëdijësuar aktorët global mbi rëndësinë e vendosjes së drejtësisë për 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Luftën e Kosovës. Vlen të përmendet se, tashmë Vasfije Goodman nuk përfaqëson vetëm 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, por me kurajon e saj, po ndihmon në kauzën ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës