Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Arritja në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve si duket i ka bërë krenar të gjithë shtetin e Holandës, bashkë me të edhe kampionatin holandezë. Të gjithë klubet në kampionat janë quar në këmbë për ti ndihmuar Ajaxit. Ekipet kanë rënë dakord që të shtyhet xhiroja e 33-të e kampionatit që ishte e paraparë të luhej më 28 prill dhe tash do të zhvillohet më 15 maj. Ajax nëse do ta luajte takimin e asaj jave atëherë do kishte vetëm dy ditë kohë për tu përgatitur për ballafaqimin ndaj Tottenhamit. Federata pranoi se jo të gjitha klubet janë pajtuar me këtë zgjidhje. “Jemi të vetëdijshëm se është e pamundur t’i kënaqim të gjithë. Arsyeja është e nevojshme pasi me pjesëmarrjen e Ajaxit në Ligën e kampionëve përfitojnë jo vetëm ata, por gjithë futbolli holandez”, u shpreh në një komunikatë institucioni. Ajax po lufton edhe për titullin kampion me PSV-në. Like 0
Federata pranoi se jo të gjitha klubet janë pajtuar me këtë zgjidhje. “Jemi të vetëdijshëm se është e pamundur t’i kënaqim të gjithë. Arsyeja është e nevojshme pasi me pjesëmarrjen e Ajaxit në Ligën e kampionëve përfitojnë jo vetëm ata, por gjithë futbolli holandez”, u shpreh në një komunikatë institucioni. Ajax po lufton edhe për titullin kampion me PSV-në.