Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se deputetë të Kuvendit janë afër arritjes së konsensusit për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai madje ka bërë të ditur se ka deputetë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje që janë duke ndryshuar pozitivisht. Veseli po ashtu ka treguar se sot në mbledhje të Kryesisë kanë diskutuar për çështjen e rregullores së punës së Kuvendit, dhe sipas tij nuk ka pasur mbledhje për diçka tjetër. “Në të njëjtën kohë disponimi i të gjithë deputetëve është duke ndryshuar pozitivisht përfshirë edhe te disa kolegë të deputetëve të Lëvizjes së Vetëvendosjes, pastaj edhe ne të gjithëve“, ka thënë Veseli. Veseli tha se nuk ka pasur tensione brenda mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, gjatë diskutimit për rregulloren e punës. Ai po ashtu ka thënë se janë vonë edhe me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. “Ne sot jemi takuar vetëm për çështjen e rregullores. Ajo do të ndodh shpejt. Jemi duke punuar intensivisht që ta arrijmë konsensusin e përbashkët në mënyrë që të ecim përpara dhe mos të vonohemi. Mjaft jemi vonuar“, tha Veseli. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nga sot fiilon reciprociteti ndaj Serbisë lidhur me targat Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë …