Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të hënën ambasadorin e ShBA-ve në Prishtinë, Philip Kosnett. Veseli në këtë takim e ka vlerësuar dhe e falënderuar edhe një herë publikisht qëndrimin amerikan në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës dhe perspektivës euroatlantike të vendit tonë. “Pa dyshim, ShBA-të mbeten partneri ynë më strategjik dhe miku më i madh i Kosovës në të gjitha fazat dhe proceset e lirisë dhe shtetndërtimit. Dua ta bëj të qartë se përkushtimet e ShBA-ve për zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, për orientimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për paqen e qëndrueshme ne rajon, përmes dialogut dhe fqinjësisë së mirë, janë edhe interesa vitale të vetë shtetit tonë. Kosovës nuk i duhet kursi i konfrontimit me ShBA-të e as me BE-në. Përkundrazi! Gjuha e kushtëzimeve ndaj partnereve tonë kryesorë strategjikë si ShBA dhe BE-ja nuk do ta ndihmojë Kosovën as në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial, e as në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike”, ka thënë Veseli pas takimit me ambasadorin amerikan. Ai ka thënë se Republika e Kosovës, që disa muaj, ka vendosur taksën doganore prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Sipas Veselit, taksa është vendosur si kundërpërgjigje ndaj agresivitetit politik dhe diplomatik të këtyre dy shteteve kundër shtetit, qytetarëve dhe mallrave të Kosovës. “Ky është një vendim legjitim, i drejtë, i duhur dhe i imponuar ndaj institucioneve tona që po përballen me këtë agresion, prandaj edhe do të qëndrojë në fuqi për aq kohë sa këto shtete do të kenë një politikë të tillë kundër shtetit tonë. Taksa asnjëherë nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë orientim kundër aleatëve tanë kryesorë, ShBA-ve dhe BE-së, e as kundër interesave të tyre strategjike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. E ritheksoj se interesat amerikane në Kosovë janë edhe interesa të Kosovës dhe po ashtu interesat e Kosovës janë edhe interesa të ShBA-ve. Ky është një fakt i pamohueshëm dhe kështu do të mbetet gjithmonë”, ka thënë Veseli. Kryeparlamentari Veseli ka treguar se takimin që ka ftuar më 23 janar ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, ka qenë i frytshëm dhe në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje kalimtare në lidhje me taksën ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. “Qëllimi i takimit ka qenë afrimi dhe jo largimi me ShBA-të”, ka thënë Veseli. “Andaj, shqetësimet serioze, të shprehura në deklaratën e fundit të Ambasadës Amerikane, si vazhdimësi e letrës së presidentit Trump, por edhe qëndrimin konsistent amerikan në lidhje me zhvillimet e fundit në vendin tonë, i marrim me seriozitetin më të madh dhe do t’iu përgjigjemi në mënyrë konstruktive. Në takimin e javës së kaluar kam dhënë një propozim konkret, të cilit i qëndroj deri në fund. Taksa doganore nuk duhet të hiqet, por ajo duhet të pezullohet për 120 ditë dhe gjatë kësaj periudhe duhet të vihen në fuqi disa kushte konkrete për pezullimin e saj. Dhe nëse pas 120 ditësh nuk kemi një situatë të re, ku sjelljet e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës ndryshojnë rrënjësisht, atëherë e njëjta taksë vazhdon, por edhe vendimet e tjera që me automatizëm dërgojnë në reciprocitet të plotë me këto dy vende. Besoj se ky është vendim i arsyeshëm, që e ruan dinjitetin e vendit, afirmon legjitimitetin e vendimit për taksën 100 për qind, por edhe balancon interesin shumë strategjik të Kosovës, duke ruajtur dhe intensifikuar raportet me partnerët tanë kryesorë, ShBA-të dhe BE-në”, ka thënë Veseli. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Deputeti Shaip Kamberi trazon sërish parlamentin serb Shefi i grupit të deputetëve “Lugina e Bashkuar” në Kuvendin e Serbisë, shqiptar Shaip …