Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar të gjithë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Veseli ka premtuar se si kryeministër i ardhshëm do të kujdeset më shumë për t’u dëgjuar zëri i tyre dhe do të ketë koordinim më të madh me Qeverinë e Shqipërisë. “Takime miqësore në Gjilan, sot kisha edhe me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Me Kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifin, Kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin, Kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifin, Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafën, Kryetaren e PVD-së në Preshevë, Ardita Sinanin dhe deputetin Fatmir Hasanin biseduam për problemet e shqiptarëve atje dhe për përkrahjen që kanë nevojë t’ua japë Qeveria e Kosovës. Si kryeministër i ardhshëm do të ofroj përkrahje konkrete për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të angazhohem që së bashku me Qeverinë e Shqipërisë të lobojmë që zëri i tyre të dëgjohet në Uashingon, në Bruksel dhe kudo në botë”, ka shkruar Veseli. Postimi i Veselit: Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PVD: Bisedimet Kosovë-Serbi mundësia e fundit për një zgjidhje të drejtë Bisedimet Kosovë-Serbi mundësia e fundit për një zgjidhje të drejtë Në prak të nisjes …