Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Korea e Veriut ka lëshuar dy raketa me rreze të shkurtëra të enjten. Kjo ishte hera e dytë që vendi lëshon raketa në më pak se një javë sipas ushtrisë së Koresë së Jugut. Lansimi ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëgjesit nga baza Sino-ri në Kore të Veriut. Baza ndodhet rreth 130 milje në veri të kufirit me Korenë e Jugut. Projektilët kanë fluturuar 260 respektivisht 170 milje larg bazës. Ndërkohë, forcat ajrore të SHBA’së kanë testuar një raketë me rreze të gjatë veprimi nga baza Vandenberg në Kaliforni vetëm 10 minuta pas lansimit të raketave nga Pjongyangu. Raketa balistike interkontinentale fluturoi rreth 4 mijë e 200 milje në oqeanin Paqësor nga baza në Kaliforni, sipas forave ajrore amerikane. Gjithsesi zyrtarët amerikanë kanë ngulur këmbë që kjo nuk ishte një përgjigje ndaj askujt, por vetëm ishte një testim normal i raketave balistike. “Është me rëndësi të dihet se lansimi testues nuk ishte një përgjigje ndaj askujt apo nuk ishte një reagim ndaj ngjarjeve botërore”, tha Linda Frost, zyrtare për media e forcave ajrore amerikane. Tensionet mes Koresë së Veriut dhe SHBA’së janë pak më të ulëta prej që u takuan presidenti i SHBA’së Donald Trump dhe ai i Koresë së Veriut Kim Jong Un. Gjithsesi takimi I dytë mes tyre u ndërpre para kohe kur nuk u arrit një marrëveshje për heqjen e disa sanksioneve ndaj Koresë së Veriut nga SHBA’ja. /Express/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ftohet seanca e lV e Kuvendit Komunal të Bujanocit Të martën, Kuvendi Komunal i Bujanocit do të mbajë seancën e katërt të rradhës …