Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Vetëvendosje hap zyrtarisht fushatën në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje ka bërë hapjen zyrtare të fushatës elektorale në Prishtinë, për zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Kandidati i VV’së për deputet si kryetari i Degës së kësaj partie në Prishtinë, Arben Vitia, ka theksuar që për shkak të pandemisë, hapja e fushatës është bërë në këtë mënyrë, e jo me tubime. “Jemi një pjesë e kandidatëve për deputetë nga lista e VV-së dhe e Vjosa Osmanit me numër 127 dhe në kushte të cilat gjendemi pra në situatë të jashtëzakonshme, e kemi filluar kështu pasi nuk mund të bëjmë hapje me tubime”, ka thën2ë ai. Vitia theksoi që besojnë që Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë në këto zgjedhje. “Bashkë me kandidatët jemi këtu, për të siguruar që fitorja e VV-së është e sigurt. Deri atëherë, secili prej kandidatëve do të shkojmë të takojmë qytetarët që fitorja të jetë më bindëse. Ju uroj sukses të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve dhe ju uroj fitoren që e presin me 14 shkurt, në të cilën na presin shumë punë për të bërë të cilat po i kërkojnë qytetarët”, u ka deklaruar Vitia. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nxirren pa jetë nga rrënojat Pëllumb dhe Çelike Greku, shkon në 29 numri i viktimave Ka shkuar në 29 numri i viktimave të tërmetit, që goditi vendin mbrëmjen e …