Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një fushatë me të cilën po kërkon rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Nën logon “Kundër PANhajnisë”, i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po kërkon që përmes tubimeve me qytetarë të cilat do të nisin qysh nesër të organizojë protesta dhe përmes një mocioni në Kuvend ta rrëzojë qeverinë dhe vendi të shkojë në zgjedhjeve të paralohshme. Në një konferencë për media që mbajti sot, Kurti përmendi arsyet se pse duhet të largohet qeveria “Haradinaj” por bashkë me të edhe presidenti Thaci. “Kryeministrin dhe presidnetin e Kosovës i ndan taksa ndaj Serbisë por i bashkon korrupsioni në Kosovë. Dhe ajo që i bashkon është më e fuqishme se ajo që i ndan, meqë po rrin bashkë në pushtet. Prandaj, këta duhet të shkojnë bashkë. Ne kërkojmë dorëheqjen e presidnetit ashtu edhe të kryeministrit”, ka thënë Kurti. Kurti përmendi arsyet se pse duhet të bie Qeveria Haradinaj. “Nuk ka mbledhje të ka inetit që prej formimit të PAN Qeverisë ku nuk është marrë një vendim kundër interesit publik apo që përbën skandal. Kryeministri kërcënoi ish prokurorin e vetëm që shprehu integritet profesional dhe guxim publik, Elez Blakajn. Bëri pazar me kriminelin Milan Radojciq. I mashtroi qytetarët për marrëveshjen e demarkacionit”, ka thënë ndër të tjera Kurti. Ai u shpreh se për ta ndalur hajninë në Kosovë duhet ta largojmë qeverinë aktuale kështu duke u bërë thirrje qytetarëve ti përgjigjen ftesës së tij për tubime kundër Qeverisë. “PAN Qeveri është PAN hajnia. Që ta ndalim hajninë duhet ta largojmë Qeverinë. Me këtë rast u bëj thirrje dhe i mirëpres të gjithë qytetarët pa dallim partie në këto tubime anëembanë Kosovës në ditët e javët në vijim”, deklaroi ai. Ai gjithashtu njoftoi se që nga nesër do të nisin me këto tubime ku i pari do të bëhet në Vushtrri. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Qeveria e Kosovës ndanë 50 mijë euro për KKSH-ën Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi vendimi e Qeverisë së Kosovës për ndarjen …