Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “Toka do të mbushet me gjakun tuaj” Grupi terrorist ISIS kanë vazhduar me kërcënime, duke etiketuar përsëri dy yjet më të mëdha të futbollit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, dhe duke paralajmëruar sulmet ndaj Kupës së Botës. Dy superyjet botërore janë shfaqur në një imazh në fushën e një stadiumi të mbushur, me xhihadistët me thikë në qafën e Messit dhe Ronaldos. Me pamjen e padëshiruar të dy lojtarëve, e lëshuar në Telegram nga një grup pro-ISIS, një titull frikshëm paralajmëron futbollistët se “toka do të mbushet me gjakun e juaj”. Foto: DailyMail Një poster i dytë tregon një militant që mbante një mjet shpërthyes në dorë në një stadium. Ky poster vjen me mesazhin: “FIFA Kupa e Botës Rusi 2018 – fitorja do të jetë e jona”. Foto: DailyMail Megjithatë, ky është vetëm kërcimi i fundit i një serie kërcënimesh online të bëra kundër turneut të futbollit që do të mbahet gjatë kësaj vere. Ylli i Barcelonës, Messi, dhe ai i Real Madridit, Ronaldo, kanë qenë objekt i paralajmërimeve të ngjashme edhe gjatë vitit të kaluar. Përveç këtyre dy yjeve, edhe braziliani Neymar ka qenë në të kaluarën cak i kërcënimeve të ISIS-it. /Telegrafi/ Like 0