Faqja Kryesore ShowBiz Viviana Një aventuriste që kërkon vetëm argëtim

Viviana Një aventuriste që kërkon vetëm argëtim

3 Min e Lexuar
0
0
259
Lepurusha atraktive e revistës së famshme erotike “Playboy”, Viviana Castrillon, në këto ditë të nxehta të verës të lë pa frymë me pamjen e saj. Kjo kolumbiane e bukur, e cila përndryshe shpesh shihet e zhveshur, kohëve të fundit vazhdimisht është në plazh dhe me fotot e saj të cilat i publikon në rrjetet sociale e ngacmon imagjinatën e meshkujve në mbarë botën.

Përveç kësaj, kjo bukuroshe është një tifoze e flaktë e kombëtares së Kolumbisë në futboll dhe vazhdimisht i ndjek ata nga tribunat dhe atë e veshur në mënyrë provokuese, duke nxjerrë format shpërthyese në pah. Pikërisht për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm që po shënon kjo kombëtare në garën “Copa America”, ajo edhe ka realizuar një set mjaft të nxehtë fotografish, duke pozuar gati tërësisht e zhveshur. Falë këtyre fotove, të cilat rregullisht i publikon në “Instagram”, ajo ka arritur të ketë mbi 3.2 milionë ndjekës.

Por nuk janë vetëm adhuruesit e thjeshtë që çmendem pas saj, janë edhe personalitete të famshme që kanë shfaqur interesim për të. Ajo ka qenë në lidhje me futbollistë dhe me aktorë të ndryshëm, por siç ka deklaruar vetë ajo, nuk është një femër e cila dëshiron të bllokohet gjatë në një lidhje.“Jam një vajzë e egër dhe nuk dua të kem kufizime nga dikush. Prandaj edhe lidhjet e mia janë të shkurta dhe nuk zgjasin. Thjesht jam një aventuriste e cila kërkon vetëm argëtim dhe asgjë më shumë”, kishte deklaruar ajo gjatë një interviste. Popullariteti i saj kishte filluar të rritet kur në vitin 2004 ishte shpallur “Miss Playboy”.

Ky triumf ia kishte hapur rrugën e famës dhe i kishte siguruar edhe role filmike. Në të vërtetë roli më i popullarizuar i saj është ai në serinë “Intimidades”, ku ajo ka luajtur rolin e një femre seksi, e cila josh meshkujt e pasur dhe të famshëm.

ImageImage

Image

Image

Image

Image

Image
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz