Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Prokuroria Speciale deri më tani ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarëve dhe të të dyshuarve rreth 100 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe ish-eprorë e komandantë, derisa në shtator të këtij viti pritet edhe ngritja e aktakuzave të para, shkruan gazeta “Zëri”. Gjykata Speciale, e cila para më shumë se shtatë muajve ka filluar me dërgimin e ftesave të para për ish-komandantë e pjesëtarë të UÇK-së, pritet që në shtator të këtij viti pas rreth 100 ftesave të dërguara të fillojë edhe me ngritjen e aktakuzave të para. Kështu ka deklaruar për “Zërin” kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka bërë të ditur që muaji shtator dhe muaji tetor do të jenë muajt e aktakuzave të para. Ndërkohë, njohësi i çështjeve juridike Anton Nrecaj duke e komentuar punën e Speciales për “Zërin” ka thënë që Prokuroria Speciale e ka zvarritur ngritjen e aktakuzave, pasi deri më tani është dashur të ketë zhvillime në këtë aspekt. “Edhe pse me vonesë të punës Prokuroria Speciale deri më tani është dashur t’i ketë aktakuzat e para, nga ajo që shohim se në vazhdimësi po ftohen personat në intervistë qoftë si të dyshuar, qoftë si dëshmitarë, shifra që janë indikacione të hetimeve të hollësishme nga Prokuroria Speciale”, ka thënë ai. Nrecaj po ashtu ka theksuar se meqenëse Prokuroria ka punuar për një kohë të gjatë në mbledhjen e provave, ngritja e aktakuzave të para do të ndodhë në fund të vjeshtës së këtij viti. “Mund të ketë edhe figura të tjera, të cilët janë ftuar për intervistë nga Prokuroria Speciale, të cilët kanë vendosur të mos i bëjnë publikë për arsye të ndryshme, por sido që të jetë nëse ata janë subjekt i aktakuzës shumë shpejt besoj se do ta kuptojmë se kush janë personat e akuzuar për ‘Krime lufte’. Duke parë ecurinë dhe zhvillimet e hetimeve nga Prokuroria Speciale presim që para përfundimit të vjeshtës potencialisht të ngrihen aktakuzat e para”, ka potencuar ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Diplomati gjerman: Ngecja e dialogut e rrezikshme, Parisi një mundësi e mirë për të rifilluar bisedimet Diplomati gjerman, Thomas Ossowski, ka qëndruar dje për një vizitë në Serbi, ku është …