Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e Bashkimit Evropian. Von der Leyen po mban të mërkurën fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian. Ajo përsëriti qëndrimin e bllokut për procesin e zgjerimit dhe, siç tha, rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së. Von der Leyen paralajmëroi se para fundit të këtij muaji do të udhëtojë në rajon, për të dërguar sinjalin e fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit. “Investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e Bashkimit Evropian”, tha ajo dhe shtoi se për këtë qëllim, BE-ja është duke zbatuar plane të veçanta për investime në vendet e rajonit, transmeton REL. Von der Leyen tha se investimet e BE-së në Ballkanin Perëndimor përbëjnë 1/3 e bruto prodhimit vendor të rajonit. Ajo foli edhe për masat që ka ndërmarrë BE-ja prejse ka nisur pandemia e koronavirusit, duke përmendur, siç tha, suksesin e bllokut në vaksinim, ndihmën me vaksina për vendet e tjera dhe miratimin e planit për t’iu ndihmuar shteteve anëtare për rimëkëmbje ekonomike. Von der Leyen foli edhe për krizën në Afganistan, duke premtuar rritjen e ndihmës humanitare të BE-së për qytetarët e këtij shteti, i cili muajin e kaluar ka rënë nën kontrollin e militantëve talibanë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shqiptarët në Serbi e duan bashkimin me Kosovën, por deklaratat janë të pabesueshme Rritja e interesimit të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë për komunitetin shqiptar në Serbi …