Kërkesat për hapjen e grupeve të reja edukative në gjuhën shqipe në Entin Parashkollor “Gëzimi ynë” në Bujanoc janë të kahmotshme si nga ana e prindërve, ashtu edhe nga ana e këshilltareve të Kuvendit Komunal.

Në mbledhjen e fundit të Keshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, kryetari i kuvendit komunal Enver Ramadani ngriti çështjen e hapjes së grupeve të reja në gjuhë shqipe duke e parë këtë gjë jashtezakonisht të nevojshme dhe kërkoi nga drejtori i Entit Parashkollor “Gëzimi ynë” që këtë propozim për hapjen e grupeve në gjuhën shqipe ta intregroje në Planin dhe programin e punës së këtij Enti për vitin 2021.

Sot në seancen e VII të Kuvendit Komunal u votua ky propozim njezëri nga këshilltarët e kuvendit komunal dhe më në fund u realizua kërkesa e qytetarëve tanë, e veçanerisht e prindërve me fëmije të vegjël të cilët kanë nevoje për ndihmë rreth kujdesit të fëmijeve për shkak se janë në marrëdhënie pune.

Të gjithë ju keni mundesi t’i regjistroni fëmijet tuaj në Entin Parashkollor “Gëzimi ynë” edhe ate në grupet përkatëse sipas moshës së tyre dhe për ata do të kujdesen edukatoret shqiptare.

Kjo ka qenë një brengë e trajtuar vite me rradhë dhe ndihemi të privilegjuar që sot këtë cështje e kemi zgjedhur dhe duke ia letësuar punën prindrve dhe edukatoreve.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme