Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar se deklarata e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se taksat prej 100 për qind në import të prodhimeve serbe mbeten në fuqi derisa Beogradi ta njohë Kosovën është “lajm i keq dhe sinjal i keq për gjithë rajonin”. Vuçiq ka deklaruar për gazetarë në Davos, ku po merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik, në lidhje me taksat se Serbia “është shumë e fortë dhe se do të luftojë deri në fund”. “Ata mund të bëjnë këtë dhe edhe më tutje janë aleatë më të ngushtë të dikujt”, ka thënë Vuçiq dhe ka shprehur falënderim për ata të cilët, siç ka thënë, madje formalisht kanë kërkuar të hiqen taksat. Duke folur për takimet me zyrtarë botëror gjatë qëndrimit në Davos, Vuçiq ka thënë se sot do të takohet për herë të 15’të me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën, siç ka thënë, do ta lus që ta ndihmojë Serbinë në lidhje me Kosovën./Insajderi.com. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shkelet marrëveshja e armëpushimit në Siri Pjesa veriperëndimore e Sirisë është goditur nga sulmet ajrore për herë të parë pas …