Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se do t’i drejtohet kombit sapo të vërejë se ka shanse që të arrihet zgjidhja me kompromis për Kosovën, ndërsa ka shtuar se nuk do ta nënshkruajë vendimin për të, por atë do t’ia lërë populli me anë të referendumit. Ai, siç përcjell transmetuesi publik serb, ka thënë se në Bruksel është arritur pajtimi për disa gjëra të rëndësishme për serbët në Kosovë, ndër të cilët edhe se të gjitha problemet do të zgjidhen në mënyrë paqësore. “Ky është mesazh shumë i rëndësishëm për serbët në Kosovë. Ky është mesazh shumë i rëndësishëm për qytetarët e Serbisë”, ka thënë ai pas takimit me Thaçin e Mogherinin në Bruksel. Ai ka theksuar se kjo është e rëndësishme, ndërsa ka shtuar se ka pyetje për të cilat nuk ka përgjigje. “Shtrohej pyetja: Ç’të bëhet nëse gjatë verës dikush niset për ta pushtuar veriun e Kosovës?’ Cila do të ishte përgjigja jonë? A do të ishte përgjigja ushtarake, apo do ta kishim aksione dëbimi sikur në Kroaci dikur. Politika e Serbisë duhet të jetë shumë më përgjegjëse nga politika e viteve të 90-ta”, ka thënë Vuçiq. Duke theksuar se “duhet ruajtur serbët në vatrat e tyre”, ai ka porositur se nuk duhet lejuar përsëritje të tragjedive./insajder/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lugina e Preshevës pjesë e platformës mësimore online Dje nga Mbledhja e Përbashkët e Qeverive Shqipëri-Kosovë, ku përpos nënshkrimit të një sërë …