Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përsëritur kushtin e Serbisë se derisa Kosova nuk i heqë taksat ndaj prodhimeve serbe nuk do të ketë vazhdim të dialogut dhe se shpreson se udhëheqja e Kosovës do ta kuptojë se pa marrëveshje dhe bisedime nuk do të ketë asnjë zgjidhje “Nëse nuk duan marrëveshje, nuk ka marrëveshje. Ne nuk mundemi ta detyrojmë askënd. Problemi është se unë nuk di sa çfarë ata dëshirojnë. Çfarë kërkojnë nga ne, e çfarë nga bota”, deklaron Vuçiq. Ai ka shtuar se edhe nëse nuk arrihet deri te marrëveshja, “Serbia do të jetë mjaft e fortë të vazhdojë ta ndërtojë ardhmëri më të mirë për qytetarët e saj”. Në pyetje të komentojë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se është i gatshëm të shqyrtojë një korrigjim të vogël të kufirit, Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron që çdo ditë të komentojë deklaratat e shqiptarëve sepse këto deklarata çdo ditë po ndryshojnë. Duke komentuar deklaratën e ambasadores së Kosovës Vlora Çitaku, e cila e ka quajtur maskaradë faktin që në seancën e Këshillit të Sigurimit disa kanë kërkuar nga Kosova t’i heqë taksat, Vuçiq ka thënë se “nuk e di përse ajo ka ardhur në seancë nëse mendon ashtu”. “Basti është i madh, ndërsa njerëzit e marrin shumë të thjeshtë paqen dhe stabilitetin. E nuk është kështu. Në shkëndijë mund ta djegë gjithë rajonin. Nëse ata nuk mërziten për paqe dhe stabilitet, nëse për ta kjo është maskaradë, le të thonë pra çfarë duan. Por le të mbeten së paku dhjetë ditë pas atyre deklaratave”, ka thën Vuçiq Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lojërat Olimpike në Tokio do të anulohen nëse pandemia nuk vihet nën kontroll deri vitin e ardhshëm Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të anulohen tërësisht nëse koronavirusi nuk vihet nën kontroll …