Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe drejtori i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq kanë reaguar pas masave reciproke të Qeverisë së Kosovës për letërnjoftimet dhe që pas datës 30 shtator të anulohet vlefshmërinë e targave “KM”. Është e papranueshme që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të heshtin dhe të pretendojnë se janë të ngathtë ndaj këtij kërcënimi, konflikti dhe hakmarrjeje, ndërsa Albin Kurti përgatit fillimin e një konflikti të madh dhe sulmin ndaj serbëve në fund të shtatorit”, citohet Petkoviq nga mediat serbe. Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ka një ndryshim të plotë të situatës në Ballkanin Perëndimor. “Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për një bisedë thelbësore dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore”, tha ai. “Ata (qeveritarët në Kosovë) janë plotësisht të mbështetur nga Britania e Madhe dhe Gjermania”, tha Vuçiq. “Ata morën dy vendime. Njëri ka të bëjë me ndalimin e hyrjes me letërnjofime, dhe tjetri është një vendim me qëllimin e vetëm “për të dëbuar serbët nga veriu”, për të krijuar “një stuhi të re””, tha ai. “Këtu është e qartë se nuk ka dialog dhe bisedime. Do të ketë shumë probleme. Ne gjithmonë do të përpiqemi ta ruajmë paqen, por këtë nuk e duan të tjerët, jo vetëm shqiptarët nga Kosova, por edhe mentorët e tyre”, tha Vuçiq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bombë para Parlamentit të Serbisë Një person me bombë në dorë u pa para parlamentit të Serbisë. Ai ka …