Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se SHBA në vitin 2008 kishte arritur atë që dëshironte për Kosovën. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse pozicioni i Serbisë në SHBA është më i vështirë se diku tjetër. Vuçiq tha se në atë kohë, pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova, qeveria serbe lëshoi vetëm një deklaratë. Ndërsa, sipas b92, përcjell Telegrafi, i pyetur se cili mund të jetë rezultati eventual i dialogut Kosovë-Serbi, Vuçiq kujtoi një propozim për demarkacionin, të cilin nuk deshën ta mbështesnin komuniteti ndërkombëtar, shqiptarët dhe shumë politikanë në Serbi, të cilët, sipas tij, ishin të gatshëm të mbështesin interesat shqiptare dhe jo ato serbe. “Bashkimi Evropian, posaçërisht Gjermania, është kundër demarkacionit, ndërsa SHBA është e hapur dhe atyre nuk u intereson se cila do të jetë marrëveshja. Ata nuk janë të emocionuar nga ideja, sepse ata e kanë njohur Kosovën brenda kufijve të tillë, por vetëm do të donin njohjen e ndërsjellë”, tha ai. Vuçiq shtoi se pozicioni i Serbisë është më i vështirë në SHBA, sesa gjetkë, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme për këtë çështje. Ai shtoi megjithatë, se në gjashtë deri në shtatë vitet e fundit një forcë e re është shfaqur në Serbi “për të cilën disa po përpiqen të shpjegojnë se ka pak interesa serbe në Kosovë”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ramadani: Nga 1 Maji hapen edhe dy paralele në gjuhen shqipe në E. P. Gëzimi Ynë Kryetari i Kuvendit Komunal z.Enver Ramadani ka bër me dije se nga data 1 …