Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se është “i befasuar” me ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott, që për marrëdhëniet aktuale nuk duhet fajësuar vetëm Prishtinën, po të dy palët.

“Jam i befasuar me deklaratën e sotme të Scottit. Ngadalë, o njeri. Thonë se po e hedhim fajin. Thuaj, cili është faji ynë?”, ka thënë Vuçiq në televizionin serb Happy.

Ai ka thënë se nuk i janë vënë kundërmasa Prishtinës.

Në vërejtjen e gazetarit se disa nga Vuçiqi kanë kërkuar që të mbyllen hermetikisht vendkalimet kufitare më Kosovën, ai ka thënë e kanë mbyllur popullin serb në Kosovës dhe e kanë sjellë “në rrezik për furnizim” dhe se nuk mund të bëjnë ligjin sipas të cilit “kjo hyrje lejohet për serbët, e jo për shqiptarët”, duke e krahasuar një situatë të tillë me Gjermaninë e kohës së Hitlerit, transmeton Mondo.rs.

Të përkujtojmë se ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, ka thënë dje se rreth çështjes së Kosovës zgjidhja nuk është duke fajësuar vetëm njërën palë, por duhet kthyer në tavolinën e bisedimeve.

“Mendoj se nuk është e dobishme të fajësohet vetëm njëra palë, ka mjaft faje në të gjitha anët, por zgjidhja nuk qëndron në atë që të fajësohet pala tjetër, por duke u kthyer pranë tavolinës së bisedimeve”, ka thënë ambasadori Scott.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme