Mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mblidhen sot në Beograd.

Tubimi vjen në kohën kur Vuçiq po përballet me protesta që synojnë rrëzimin e qeverisë së tij.

Qysh në dhjetor, opozita e Serbisë ka dalë në rrugë çdo të shtunë, për të protestuar, siç thotë, kundër sundimit autokratik të Vuçiqit, kufizimit gjithnjë e më të madh të lirisë së shtypit dhe problemeve të tjera në vend.

Protestat kanë nisur pasi udhëheqësi i opozitës, Borko Stefanoviq, është rrahur nga sulmues të maskuar.

Vuçiq, për kohë të gjatë nacionalist, ka bërë përpjekje ta riformojë pozicionin e tij si reformator pro-evropian, por i ka ruajtur edhe marrëdhëniet e mira me aleaten tradiconale të Serbisë – Rusinë.

Protestuesit po ashtu kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj transmetuesve shtetëror RTS dhe RTV. Muajin e kaluar, një grup protestuesish hyri në ndërtesën e RTS, duke kërkuar që t’iu lejohet që të lexojnë kërkesat e tyre në një transmetim direkt televiziv. Por, policia i largoi protestuesit nga televizioni publik

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme