Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq edhe gjatë vizitës në Azerbajxhan (ky shtet nuk e ka njohur vendin tonë) nuk ka mundur pa folur për Kosovën dhe për aleatët e saj. Ai, siç përcjell tanjug, ka deklaruar se do të ishte mirë që vendet që kanë marrë pjesë në krijimin e pavarësisë së Kosovës, të ndikojnë që ajo të sillet më seriozisht. “A është hera e parë që ata t’i shkelin ligjet e veta të brendshme, të drejtën ndërkombëtare dhe të dëshirojnë për të treguar sa janë të fortë dhe sa të fuqishëm janë. Më brengos e gjitha ajo që e bëjnë, por nuk jam i shumë të frikësuar”, ka thënë Vuçiq në kryeqytetin e Azerbajxhanit, në Baku. “Do të ishte mirë që urdhërdhënësit e tyre që kanë marrë pjesë në krijimin e pavarësisë së Kosovës të ndikojnë te të mbrojturit e tyre që të sillen më seriozisht dhe më me përgjegjësi, kjo është lutja jonë”, ka theksuar kryetari serb, përcjellë Koha.net. Ai ka thënë se edhe Serbia me politikën e vet të keqe në të kaluarën, të cilën, sipas tij, dikush tjetër e ka bërë, ka lejuar shumë krime të rënda ndaj popullit të vet, por, ka shtuar, kjo nuk do të përsëritet më. Ndërsa bëhet i ditiure edhe afati i Serbisë në raport me Kosovën AFATI PËR PËRGJIGJEN E SERBISË DERI NË FUND TË VITIT Autoritetet serbe presin që në gjashtë muajt e ardhshëm t’iu arrijë zyrtarisht propozimi i vendeve të Quintit (SHBA, Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Itali) lidhur me Kosovën, shkruan sot “danas” i Beogradit duke shtuar se informacionin jozyrtar e ka nga burimet e veta diplomatike. Bashkëbiseduesit e kësaj gazete të cilët ajo nuk i identifikon, kanë pohuar se afati që Beogradi t’i përgjigjet Perëndimit, është fundi i këtij viti, transmeton Koha.net. Të pyetur nëse në kohë të fundit është shtuar presioni i vendeve të Quintit i udhëhequr nga SHBA-ja, burime të kësaj gazete kanë thënë ka njëfarë presioni porse “Perëndimi do t’i japë mjaft kohë për zbatim Serbisë nëse e pranon propozimin“. “Nëse Beogradi pranon propozimet e Perëndimit, afati për përmbushjen e premtimeve do të ishte pranvera e vitit 2019“, kanë thënë këto burime . Në propozimin e Quintit, sipas “danas”, theksohet se dispozita sipas të cilës anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare nuk do të supozonte formalisht njohjen e Kosovës nga Serbia që i shkon për shtati Beogradit, e në të njëjtën kohë për Perëndimin është e papranueshme çfarëdo ideje për ndarjen e Kosovës për ç’gjë Beogradi zyrtar kishte shpresuar deri vonë“, kanë thënë diplomatët. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Reagon Meliza Haradinaj-Stublla për padinë e kryetarit Mustafa Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Meliza Haradinaj Stublla …