Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se Kosova dhe Serbia me siguri do të kthehen në tryezën e negociatave, kur të hiqen taksat, mirëpo nuk mund ta dijë se a do të bëhet kjo deri në fund të vitit. “Negociatat duhet të bëhen. Edhe kur palët janë në konflikt lufte, duhet të ulen në tryezën e negociatave… Kush mendon se është keq të bisedohet dhe se kompromisi është fjalë e keqe… Unë mendoj se ky është lajm i mirë. Ndërsa ata të cilët do ta udhëhiqnin vendin në mënyrë tjetër, unë iu dëshirojë të gjitha mirat, por që duhet ta fitojnë përkrahjen e qytetarëve”, ka thënë Vuçiq në televizionin serb Përva. Ai përkujton se paraprakisht ka thënë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të qëndrojë në Hagë 24 deri 48 orë. “Ka qëndruar aq sa të kontrollojë se si janë hotelet në Hagë, ndërsa në mënyrë esenciale ka qëndruar vetëm një orë. Ai ka pritur të kthehet natën, që fotografia të jetë sa më impozante, se si arrin në Prishtinë një hero i madh”, ka thënë Vuçiq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haradinaj mban mbledhje me grupin parlamentar: AAK unike për votimin pro shpërndarjes së Kuvendit Para fillimit të seancës ku pritet të votohet shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, lideri …