Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mendon që vendimet kyçe politike duhet t’i merr kisha. Vuçiqi gjithashtu hodhi poshtë vlerësimin se shteti po sillet sikur kisha ishte fajtore për çështjen e Kosovës, raporton “Vesti”. “Nuk duhet që kisha të merr vendime kyçe politike, mirëpo natyrisht se ka të drejtë të jap mendimin e saj”, ka thënë Vuçiqi në pyetjen që të komentojë shkrimin e gazetës serbe “Blic” se shteti po e fajëson vetëm kishën për Kosovën, transmeton Koha.net. Ai tha se për të kisha nuk është për asgjë fajtore, ndërsa theksoi se nuk ia merr të drejtën asaj që të japë mendimin e saj, por nuk duhet të pajtohet me çdo deklaratë të përfaqësuesve të kishës. “Jemi shtet sekular dhe shumë e respektoj kishën. Nuk jam besimtar i madh, por jam besimtar. Nuk mendoj se kam bërë pak edhe personalisht, edhe si president i qeverisë dhe i shtetit”, tha Vuçiq në një prononcim për gazetarë në Baku të Azerbajxhanit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
A po kthehet Gjykata themelore dhe ajo e Prokurorisë në Preshevë, kryetari Arifi ka luajtur me ndjenjat e qytetarëve të komunë së Preshevës Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë sot ka mbajtur konferencë për media, …