Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që të pajtohen mes vete para se ai të marrë rrugën për në Berlin, më 29 prill, ku do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se këto bisedime me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin francez, Emanuel Macron, nuk do të jenë të lehta, dhe ka shtuar se në Berlin nuk do të diskutojnë për ndonjë marrëveshje të mundshme rreth Kosovës, por vetëm për taksën dhe vazhdimin e dialogut të Brukselit, shkruan Telegraf.rs “Na presin bisedime të vështira me përfaqësuesit e Kosovës, por gjithashtu nuk do ta kemi të lehtë as me Merkelin e Makronin. Por këto bisedime nuk kanë të bëjnë asgjë me ndonjë zgjidhje për Kosovën, apo diçka të tillë. Atje do të diskutohet me prioritet për takën dhe vazhdimin e dialogut. Për asnjë zgjidhje nuk bëhet fjalë, kjo është një gënjeshtër tjetër, për të cilën nuk dua të flas”, ka thënë Vuçiq. Ndër të tjera ai iu ka bërë thirrje opozitës në Serbi që të bashkohen para këtij rrugëtimi në Berlin, dhe që të kenë një qëndrim kur bëhet fjalë për interesin e Serbisë. Takimi i 29 prillit në Berlin është bërë me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron. Në një përgjigje për Gazetën Express ditë më parë qeveria gjermane ka treguar që do të diskutohen temat të cilat janë preokupim për rajonin. Ndërkohë ambasadori gjerman në Beograd Thomas Schieb, ka paralajmëruar se do të diskutohet për taksën dhe vazhdimin e dialogut. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Digjen dy vetura në Kamenicë Një person ka raportuar se persona të panjohur dyshohet se i kanë vënë zjarrin …