Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar në New York me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Ricker dhe të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer për siç thuhet mundësinë e heqjes së pengesave për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Vuçiq tha se Serbia është e gatshme të kthehet në dialog pas heqjes së taksës, pasi siç tha ai “me të vërtetë mbron arritjen e një kompromisi të vërtetë dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjeve të Kosovës” “Kompromisi gjithashtu duhet të marrë parasysh interesat e serbëve atje, si dhe ruajtjen e interesave kombëtar dhe shtetëror të Serbisë”, theksoi ai. Në takim u diskutua edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe u ra dakord që paqja dhe stabiliteti janë thelbësore për përparimin politik dhe ekonomik, si dhe rrugën evropiane të të gjithë rajonit. Në Amerikë me dy zyrtarët e lartë amerikanë, Philip Reeker dhe Matthew Palmer është takuar mbrëmë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi me Reeker e Palmer biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Deputeti Kamberi ka mbajtur ligjeratë para studentëve në Universitetin e Zurichut Nën organizimin e Shoqatës “Studenti” në Zurich,Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe një …