“Nuk doni demarkacion me shqiptarët? S’ka problem, tregoni njerëzve të përgatiten për të mbrojtur Vranjën pas 40 viteve.

A nuk mendoni se njerëzit tanë po largohen që sot? Në një fjalim që do ta mbajë unë do të prezantojë çdo gjë”, tha Vuçiq, në përgjigje të një pyetje si e vlerëson letrën e hapur të  Peshkopit të Rashkës dhe Prizrenit Teodosije se ndarja e territorit çon në emigrimin e serbëve nga Kosova dhe rrezikohet trashëgimia kulturore, raporton portali serb Blic, transmeton wikiliks.org

Vuçiq ka thënë se përgjigja më e mirë për këtë tashmë është përfshirë në pyetjen gazetareske, “për atë që paralajmëroi Peshkopi Teodosije, a nuk po ndodh sot” dhe ka shtuar se fuqitë botërore dhe shërbimet e huaja kanë të njëjtin lloj të argumenteve pse nuk dëshirojnë kufij etnikë.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Unë mendoj se është më mirë diçka se asgjë”, tha presidenti serb, duke theksuar se kisha, megjithëse nuk do kufij etnikë, “kërkon që shteti i ‘rreme’ i Kosovës t’i paguajë 650,000 euro”.

Dhe shumë të tjerë, veçanërisht kundërshtarët politikë, thonë, në fakt, nuk duan ndonjë zgjidhje për Kosovën.

“Ata duan të jenë më të sigurt sot, e çfarë nesër? Çka u intereson atyre?”, tha Vuçiq.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme