Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nesër pritet ta vizitojë Bujanocin si pjesë e fushatës “E ardhmja e Serbisë”, gjatë së cilës ai dëshiron t’i paraqesë rezultatet e Qeverisë aktuale dhe të bisedojë me qytetarët, njoftuan mediat lokale.

Presidenti serb Aleksandr Vuçiq pritet që nesër në orët e pasditës të vizitojë qytetin e Bujanocit në kuadër të kampanjës “E ardhmja e Serbisë”

Mësohet se gjatë qëndrimit në komunën e Bujanocit presidenti do të vizitojë Levosojën në orën 15:40, dhe shkollën fillore “Vuk Stefanoviq Karaxhiç”.
Gjithashtu, në orën 16:10, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të flasë me qytetarët në qendër të Bujanocit.
Në fund të vizitës, në ora 18:00, është planifikuar një vizitë në fabrikën “Jumko” në Vranjë.Vuçiç ka paralajmëruar se fushatën gjatë së cilës ai planifikon të vizitojë të 29 rrethet administrative, do të fillojë me rrethin e Pçinjës./okradio.rs/

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme