Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i kënaqur me prezantimin e Serbisë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Pas pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pozicioni i Serbisë është më i mirë se që ka qenë dhe kjo e bën të ndihet krenar.

Ai, po ashtu, theksoi se çështja e Kosovës është bërë tema kryesore në Evropë dhe në mbarë botën.

“Nuk e kam ditur se të gjithë në botë, mund të them nga të gjitha shtëpitë e mëdha mediale, kanë interesim për temën e Beogradit dhe Prishtinës që është bërë një prej çështjeve kryesore jo vetëm për ne por edhe rajonin, Evropën e mund të them edhe mbarë botën”, u shpreh Vuçiq për “RTS”, transmeton Lajmi.net.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Kosova është pjesë e Shqipërisë, Vuçiq tha: “Ne e kemi politikën tonë, e dimë rrugën tonë, ne duhet të jemi bashkëpunues ndaj bashkimit evropian”.

“Për këtë arsye pozicioni i Serbisë është ndryshe dhe më i mirë se që ka qenë. Dhe, për këtë arsye jam shumë krenar”, u shpreh ai.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme